Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok dhe ka bërë thirrje për një hetim të plotë, duke kërkuar që autorët të përballen me drejtësinë. Ai shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të mbështetur autoritetet kosovare në zbardhjen e ngjarjes, theksoj shqetësimin për ndikimin e këtij sulmi ndaj komuniteteve në të gjithë Kosovën.
Posted inKryesore


