Një punonjës i Policisë Ushtarake dhe pronari i një lokali janë vënë në hetim për një konflikt në Korçë, ku punonjësi akuzohet se ka kanosur pronarin me armën e shërbimit. Sipas policisë, pronari, 34 vjeç, kishte punësuar efektivin në mënyrë të paligjshme si punonjës sigurie. Dosja është referuar Prokurorisë dhe arma e punonjësit është sekuestruar si provë. Procedimi penal është në gjendje të lirë për të dyshen.
Posted inKryesore


