Max Allegri mund të rikthehet si trajner, me interesim nga Premier Liga pas largimit të tij nga Juventusi. West Ham po e konsideron si zëvendësues të Julen Lopeteguit, pas një fillimi të dobët sezonal me vetëm 4 fitore në 13 ndeshje, duke u renditur në vend të 14. Humbja e fundit 5-0 nga Arsenal ka rritur presionin për ndryshime. Për momentin, nuk ka ofertë zyrtare për Allegri, ndërsa po shqyrtohen dhe alternativa të tjera.
Posted inSport


