37 talente nga “Elite Youth Development Academy” u takuan me trajnerin e Kombëtares U21, Alban Bushi. Ai ndau përvojat e tij si futbollist dhe trajner, duke diskutuar për sfidat dhe sakrificat që e çuan drejt ëndrrës për t’u bërë profesionist. Bushi theksoi rëndësinë e qëllimeve të qarta për lojtarët e rinj, duke inkurajuar disiplinën dhe punën në grup. Fëmijët bënë pyetje mbi momente kyçe të karrierës së tij, si golat më të veçantë dhe emocionet në ndeshje.
Posted inSport


