Opozita dhe qytetarët do të protestojnë sot në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përballjen e tij me drejtësinë. Protestat shpërthyen pas skandalit të dosjes “5D”, ku drejtues të Veliajt u akuzuan për abuzim me tenderët. Ai është nën hetim për lidhje me dosje të tjera, përfshirë inceneratorët. Kohët e fundit, BKH zhvilloi kontrolle në banesat e tij dhe të familjarëve.
Posted inKryesore


