Gjatë ditës së enjte, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta, duke sjellë kthjellime në orët e para dhe mesditën, ndersa pasditja dhe mbrëmja do të shoqërohen me kalime vranësirash. Temperaturat do të luhaten nga -6°C në 15°C. Në Kosovë, do të ketë kthjellime dhe vranësira me temperatura nga -8°C deri në 6°C. Edhe Maqedonia e Veriut do të ketë mot të ngjashëm, me kushte stabile atmosferike.
Posted inKryesore


