Një atentat i dështuar ndodhi në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, ku shënjestrat Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi u sulmuan me armë nga një automjet “Ford” të zezë. Të dy ata arritën të shpëtojnë duke u larguar në drejtim të spitalit, pa pësuar plagë. Policisë i janë identifikuar autorët, dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, dhe po punon për kapjen e tyre. Konflikti mes grupeve dyshohet se ka origjinë në Greqi.
Posted inKryesore


