Një atentat i dështuar ndodhi në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat ndaj dy shënjestrave, Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, që u qëlluan nga një automjet “Ford” me breshëri kallashnikovi. Ata arritën të iknin duke u drejtuar për në spital. Autorët, vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, u identifikuan si pjesë e një konflikti që kishte nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Greqi. Policia po punon për kapjen e tyre.
Posted inKryesore


