Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK pas vendimit të GJKKO-së për masën “detyrim paraqitje”. Ai do të vizitojë SPAK dy herë në muaj. Paraqitja e tij e parë në janar do të shoqërohet me një protestë më 6 janar në orën 09:30, organizuar nga strukturat e PD, të cilat e pozicionojnë SPAK-un si një vegël të Edi Ramës për ndjekjen e kundërshtarëve politikë. Protesta do të zhvillohet para selisë së SPAK-ut.
Posted inKryesore


