Manchester City arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mundur 4-1 West Ham. Ndeshja filloi me një autogol të Coufal në minutën e 10-të. Erling Haaland shënoi dy gola (42′, 55′), ndërsa Foden kontribuoi me një tjetër. Fullkrug ngushtoi shifrat në të 71-tën. Me këtë fitore, City ngjitet në vendin e gjashtë me 34 pikë. Ndërkohë, Chelsea barazoi 1-1 ndaj Crystal Palace, ndërsa Aston Villa fitoi 2-1 përballë Leicesterit.
Posted inSport


