Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, ku janë përplasur një BMW dhe një Audi. Shoferi i BMW-së, Aurel Cipi, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i Audi-t, K. L., është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar nga grupi hetimor në vendngjarje.
Posted inKryesore


