Ramazan Mataj, 33-vjeçar nga Shkodra, u vra në një pritë të organizuar nga Arjon Hasaj, vëllai i të dashurës së tij. Hasaj, i shqetësuar për lidhjen e motrës me Ramazanin, krijoi një profil false për ta tërhequr atë në takim. Më 25 dhjetor, pasi u siguroi që Ramazani do të ishte i vetëm, e qëlloi disa herë. Komunikimet e viktimës tregojnë se ai kishte marrëdhënie me disa vajza, përfshirë motrën e Hasaj, duke ushqyer tensionin që çoi në vrasje.
Posted inKryesore


