Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme SPAK për një seancë dëgjimi që zgjati rreth dy orë. Ai dyshohet për lidhje me hetimet ndaj abuzimeve me tenderat e rrugëve gjatë kohës kur ishte nëndrejtor. Gjyli u emërua në këtë post pas arrestimit të paraardhësit të tij, Evis Berberi, në mars të vitit të kaluar. Pas përfundimit të hetimeve, ai nuk bëri komente për mediat.
Posted inKryesore


