Mbrëmjen e së hënës, Federata Portugeze e Futbollit organizoi një ceremoni për 110-vjetorin e themelimit të saj në “FPF Arena Portugal”. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm figura të njohura të futbollit, përfshirë Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Ai e përshkroi përvjetorin si një moment të rëndësishëm dhe vlerësoi kontributin e Portugalisë në futbollin europian dhe botëror. Duka i dërgoi urimet më të mira Presidentit Fernando Gomes.
Posted inSport


