Kevin Dodaj, një talent i Vllaznisë dhe lojtar i Kombëtares U-21, është një nga futbollistët më të kërkuar këtë merkato. Pas interesimit fillestar nga ekipe ukrainase, ai tani tërheq vëmendjen e klubit francez Lens në Ligue 1. Menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti, po merret me transferimin e tij, i cili premton të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e 19-vjeçarit.
Posted inSport


