Edi Martini nuk është më trajner i Teutës, pas një periudhe të katërt si i tillë. Klubi ka arritur një akord me Bledar Devollin, i cili u shkarkua nga Liria e Prizrenit. Martini udhëhoqi Teutën në 56 ndeshje, duke arritur një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje, por humbja e fundit 0-2 ndaj Partizanit rezultoi fatale. Teuta ndodhet aktualisht në vendin e shtatë në Superligë me 23 pikë pas 21 ndeshjesh.
Posted inSport


