Një ngjarje tragjike ndodhi në Padova, Itali, kur shqiptarja 23-vjeçare Ariana Herri vdiq nga miokarditi fulminant pas simptomave të lehta si kolla e ftohja. Pas përkeqësimit të shëndetit, ajo u shtrua në dy spitalet, por pavarësisht nga përpjekjet mjekësore, nuk ia doli dot. Ajo kishte vuajtur nga sulme paniku dhe takikardi. Lamtumira do të mbahet më 27 janar në Maseradë. Autopsia do të sqarojë shkaqet e vdekjes.
Posted inKryesore


