Real Madrid vazhdon dominimin në La Liga me një fitore 3-0 ndaj Valladolid, falë një trigolëshi nga Kylian Mbappé. Me këtë rezultat, madrilenët arrijnë në 49 pikë, 4 më shumë se Atletico Madrid, e cila barazoi 1-1 me Villarreal. Ndeshja mes Sevilla dhe Espanyol përfundoi po ashtu 1-1, ndërsa Betis fitoi 1-0 ndaj Mallorca. Kumbulla shënoi për Espanyol, ndërsa Betis ngritet në 28 pikë.
Posted inSport


