Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq nëntë persona, përfshirë tetë punonjës të policisë kufitare dhe pronarin e një agjencie udhëtimi, për një skemë korrupsioni që lejonte kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt BE-së. Akuzat përfshijnë “Korrupsionin aktiv”, “Korrupsionin pasiv” dhe “Shpërdorimin e detyrës”. Hetimet filluan pas arrestimit të pronarit E.S., i cili organizonte kalimin me ryshfete.
Posted inKryesore


