Policia e Tiranës ka arrestuar Alket Loci dhe Elvis Mile, të dy me precedentë për vjedhje. Ata u kapën në flagrancë duke vjedhur një biçikletë dhe dyshohet se së bashku kanë kryer një vjedhje tjetër në një biznes më 19 janar. Gjatë kontrollit në banesën e Locit, u sekuestruan një armë, municion, jelek antiplumb, dhe disa pajisje të tjera. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera prej tyre.
Posted inKryesore


