Milani ka arritur akordin me Feyenoord për transferimin e sulmuesit meksikan Santiago Gimenez për rreth 40 milionë euro, duke përfshirë bonuset. Negociatat ishin të vështira, pasi Feyenoord nuk pranonin ofertat e mëparshme mbi 20 milionë euro. Gimenez, 23 vjeç, do të nënshkruajë kontratën pas testeve mjekësore dhe do të ndjekë derbin Milan-Inter në “San Siro”. Ai ka shënuar 16 gola këtë sezon, përfshirë 5 në Champions League.
Posted inSport


