Një aksident rrugor ndodhi sot në aksin Transballkanik, pranë paraburgimit të Vlorës, kur një “Mercedes Benz” humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen, për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës. Shoferi përpiqej të frenonte në një kthesë, por rrëshqiti dhe kaloi në drejtimin e kundërt. Fatmirësisht, aksidenti përfundoi vetëm me dëme materiale dhe shoferi nuk ka pësuar lëndime serioze.
Posted inKryesore


