Një 28-vjeçar, Hertjon Hasanbelliu, u arrestua në Shkodër nga Policia për mbajtjen e kokainës në dyqan, ku dyshohet se e ndante për shitje. Gjatë kontrollit në dyqanin e tij në Fushë Qelë, policia zbuloi dhe sekuestroi kokainë, një peshore elektronike dhe një celular. Arrestimi u realizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në kuadër të operacioneve për goditjen e krimeve të lidhura me narkotikët.
Posted inKryesore


