Në vitin 2024, çmimi i një kilogrami ushqimi të importuar ra me 7%, duke arritur në 120.8 lekë nga 129.8 lekë në 2023, ndërsa rënia ishte 17% krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, inflacioni për këtë grup është rritur me 2.7%. Rënia e çmimeve erdhi për shkak të forcimit të lekut dhe uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por tregu vendas nuk ka reflektuar këtë ulje, duke përballuar kostot e larta të jetesës.
Posted inKryesore


