Friedrich Merz, kryetari i CDU-së, në fjalimin e tij në Bonn, theksoi domosdoshmërinë e një Gjermanie të fortë për stabilitetin evropian. Ai u ndal në rëndësinë e sigurisë, kërkoi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe një politikë ekonomike që mbështet rritjen. Ai theksoi nevojën për të rritur besimin me fqinjët dhe kritikoi mbylljen e centraleve bërthamore, duke nxitur ndërtimin e termocentraleve me gaz. Merz refuzoi çdo bashkëpunim me AfD-në, duke kërkuar mbështetje për CDU-në.
Posted inKryesore


