Policia e Tiranës ka arrestuar Fredi Keta, 40 vjeç, i kërkuar për rrëmbim dhe shtrëngim për dhënie pasurie, pjesë e operacionit “The Debt”. Ai akuzohet se në korrik 2024, së bashku me shtatë bashkëpunëtorë, ka rrëmbyer një 35-vjeçar, duke e kanosur për para. Katër bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar më parë, ndërsa tre të tjerë në arrest shtëpie. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest në burg” për të. Materialet janë dërguar në Prokurori.
Posted inKryesore


