Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në burg Elvis Ndrecën, i akuzuar për “Sigurimin e kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit. Ndreca u arrestua nga policia e Lezhës dhe ishte në komunikim me Samuel Ndokën dhe Arben Ndokën, si dhe me kushëririn e tij, Armando Ndreca, mbi aktivitetet e kanabisit në Kashnjet. Operacioni “Revanshi”, i nisur në maj 2024, çoi në arrestimin e 20 individëve të lidhur me grupe kriminale.
Posted inKryesore


