Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua mazhorancës duke thënë se fundi i kryeministrit Edi Rama është afër, për shkak të shkarkimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi. Berisha pretendon se laptopi i Agaçit, tani në Prokurori, ka dëshmi për korrupsionin e Ramës dhe grupit të tij. Ai e akuzon Ramën për mos ardhje në Kuvend dhe për manipulime ndaj qytetarëve, duke e përshkruar situatën si të pashpresë për mazhorancën.
Posted inKryesore


