Partia Demokratike e Shqipërisë mbajti primaret më 1 Mars, ku u shpallën rezultatet për 12 qarqe, me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit. Probleme u raportuan në disa qendra votimi, duke çuar në anullimin e rezultateve të tyre. Në rang kombëtar votuan 50,854 anëtarë, ndërsa Bledjon Nallbati ishte më i votuari me 1219 vota. Jorida Tabaku kryeson për kandidatet gra me 651 vota. Disa deputetë aktualë u skualifikuan.
Posted inKryesore


