Një aksident fatal ndodhi sot në Bulqizë, ku Sali Hoxha, 64 vjeç, përplasi me automjetin e tij Hysnie Murrën, 59 vjeçe, e cila humbi jetën. Aksidenti ndodhi në “Ura e Vocit” rreth orës 15:50. Policia njoftoi se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Posted inKryesore


