Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, hodhi poshtë akuzat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se memorandumi për bashkëpunim në mbrojtje mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është armiqësor. Plenkoviç theksoi se dokumenti ka si synim bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë, jo destabilizimin e Ballkanit. Vuçiç e quajti marrëveshjen një kërcënim dhe një hap drejt garës së armatimeve, duke kërkuar shpjegime nga Kroacia dhe Shqipëria.
Posted inKryesore


