Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, janë arrestuar në Fushë-Krujë dhe Dibër gjatë operacionit “Operacionalja”. Klodian Llomi u dënua nga Roma me 6 vjet e 7 muaj burg për organizatë kriminale, trafikim lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Roland Ibrahimi u dënua nga Torino me 4 vjet e 3 muaj për organizatë kriminale, grup kriminal dhe vjedhje të rëndë. Operacioni vijon.
Posted inKryesore


