Prej orëve të vona të së hënës, forca të shumta policore nga FNSH dhe policia e Sarandës kanë nisur një operacion “Top-Sekret” në Ksamil, në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë. Zona po krehët nga dy furgonë, janë ngritur pika kontrolli, ndërsa po shqyrtohen kamerat e sigurisë për lokalizim. Operacioni pritet të shtrihet deri në kufirin shqiptar-grek.
Posted inKryesore


