Prej mëngjesit të sotëm po zhvillohet një operacion i madh në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në aksion janë përfshirë Drejtoria Antimafia e Barit dhe policia shqiptare, me 52 urdhërarrestime dhe sekuestrim të aseteve milionëshe, duke goditur trafikun e heroinës dhe kokainës nga organizata kriminale shqiptare.
Posted inKryesore


