Disa kandidatë të PD-së kanë kërkuar rinumërimin e votave preferenciale, por kërkesat janë rrëzuar, pasi duhen miratuar nga partia, që ende nuk ka dhënë firmën. Berisha shpjegon se ligji që nga 2019 ua heq të drejtën kandidatëve për ankesa dhe mbështet kërkesat, por brenda platformës së partisë, ku së pari do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve.
Posted inKryesore


