Një aksident në aksin Korçë-Bilisht ka ndodhur ku një motomjet me drejtues Besim Stena, 67 vjeç, u përplas me një automjet të drejtuar nga Besart Kycyku, 25 vjeç. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit humbi jetën. Drejtuesi i makinës u shoqërua në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Posted inKryesore


