Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi, kërkoi ndërprerjen e seancës plenare në Kuvend, duke theksuar se nuk mund të nisë pa kuorum minimal prej 70 deputetësh. Ai i kërkoi kryetares ta ndalojë seancën dhe të njoftojë deputetët për garantimin e pjesëmarrjes. Spiropali kundërshtoi, duke thënë se për këtë seancë nuk kërkohet kuorum.
Posted inKryesore


