Që prej mëngjesit të së hënës, zjarrfikësit e Gjirokastrës janë nisur drejt malit të Skërficës për të izoluar zjarret që po përhapen nga Delvina drejt Gjirokastrës. Zjarret e së dielës në Fushë-Bardhë – Zhulat janë shuar, por vëzhgohen trungjet që digjen pa rrezik. Në Kalasë situata është më e qetë, me zjarr vetëm në majë të malit. Një shtëpi e braktisur u dogj, ndërsa prejditën punojnë zjarrfikësit e Delvinës dhe banorët.
Posted inKryesore


