Mëngjesin e së martës, reshjet e dendura të shiut bllokuan nënkalimin në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë Mamurrasit. Mjetet e vogla përdorën rrugë alternative, ndërsa të tjera lëvizën me vështirësi. Bllokimi shkaktohet nga zgarat e kullimit të bllokuara, ndërsa punonjësit e Bashkisë së Kurbinit vazhdojnë të pastrojnë mbetjet.
Posted inKryesore


