Një 48-vjeçar, G.K., me precedentë penalë, u arrestua në flagrancë nga Policia e Lushnjës teksa tentonte të vidhte një automjet “BMW” në lagjen “Çlirimi”. Pronari e pikas dhe njoftoi policinë, e cila sekuestroi mjetet manipuluese dhe arrestoi autorin për “Vjedhje” në tentativë. Hetimet vazhdojnë për lidhje me vjedhje të tjera.
Posted inKryesore


