Rej Manaj, autor i dy golave në eliminatoret e Kupës së Botës, ka vazhduar karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe me Al Sharjah, duke firmosur një kontratë dyvjeçare dhe fituar 2.5 milionë euro në sezon. Klubi pagoi 2 milionë euro Sivasporit për kartonin e tij. Manaj ka kaluar më parë në Itali, Spanjë dhe Angli dhe këtë sezon do të luajë në Championsin e Azisë.
Posted inSport


