GJKKO dënoi ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në Livadh, duke u ulur në 1 vit e 4 muaj për gjykim të shkurtuar, plus 5 vite ndalim funksionesh publike. Ish-drejtorit Vasillaq Strakosha i dha 1 vit burg me pezull dhe 5 vite ndalim. Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh lidhur me tjetërsimin e tokave shtetërore në pronësi private.
Posted inKryesore


