Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi prokurorin Genci Mane, duke konstatuar se ky i fundit nuk arriti të justifikojë ligjërisht pasurinë e tij. KPA gjeti mungesë burimesh për pagimin e apartamentit, deklarim të pamjaftueshëm dhe përfitim të paligjshëm të një kredie. Sjellja dhe të dhënat e pasakta cenojnë besimin në drejtësi, prandaj u shpall i papërshtatshëm për detyrën.
Posted inKryesore


