Policia e Shkodrës ka asgjësuar 16,755 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në Pult, Shalë, Postribë, Shosh, Kastrat, Shllak dhe Temal. Gjatë operacionit “Koordinata” janë sekuestruar edhe 320 kg degë me boçe në proces tharjeje. Vijon puna për kapjen dhe ndëshkimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Posted inKryesore


