Katër persona, mes tyre dy shtetas grekë, u arrestuan në flagrancë në një lokal në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë me një sasi prej 1 kg e 65 gram kokainë, të dyshuar për shitje. Operacioni “Twins” u organizua nga Policia dhe Prokuroria, duke sekuestruar automjete, telefona dhe para. Materialet u kaluan për procedim të mëtejshëm.
Posted inKryesore


