Kompania shqiptare “Lajthiza” ka instaluar linjën e parë në Evropë dhe botë për paketimin e ujit në shishe 5 litërshe me kapacitet 12,000 shishe/orë. Linja, prodhuar nga gjermanët KRONES me teknologjinë inovative ErgoBloc, integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen në një proces, duke rritur cilësinë, efikasitetin dhe kursimin e energjisë. Lajthiza kap 2 milion litra në 24 orë dhe përdor deri në 100% PET të ricikluar, duke vendosur rekord dhe siguruar teknologji moderne për dekadat e ardhshme.
Posted inKryesore


