Kryesia e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mblidhet të martën në orën 15:00 për të diskutuar shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj, i cili është në arrest dhe nuk ka ardhur në punë që prej shkurtit. Opozita kërkon që Veliaj të dëgjohet në mbledhje, por kërkesa është refuzuar. Vendimi pritet të kalojë dhe në Këshillin e Ministrave, me mundësi ankim në Gjykatën Kushtetuese.
Posted inKryesore


