Tirana në krizë nga mungesa e çerdheve dhe kopshteve publike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Me nisjen e vitit të ri shkollor, mungesa e çerdheve dhe kopshteve publike në Tiranë është shqetësim për mijëra familje. Njësia 5 ka vetëm 4 çerdhe dhe 6 kopshte për mbi 100 mijë banorë. Me mbi 9,000 kërkesa vjetore dhe kapacitete të pakta, një pjesë e madhe e fëmijëve mbetet jashtë sistemit publik, duke detyruar prindërit të zgjedhin privatin, me kosto të larta financiare. Ekspertët theksojnë mungesën e planifikimit dhe investimeve, duke paralajmëruar pasoja negative në zhvillimin e fëmijëve dhe rritjen e pabarazive sociale. Bashkia ka premtuar institucionet e reja, por nevoja është shumë më e madhe.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *