Policia ka ekstraduar nga Italia 26-vjeçarin Kristjan Lulaj, i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Emiljano Palokës në prill 2024 në Velipojë. Lulaj, i lindur në Shkodër, ishte në kërkim që nga maj 2025, pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar arrest për veprat penale “Vrasja me dashje” në tentativë dhe mbajtje pa leje armësh.
Posted inKryesore


