Policia e Tiranës sekuestroi 7 kg kanabis sativa me përqindje të lartë THC, trafikuar me postë nga Kanadaja. Në operacionin “Kontinenti” u arrestua Orest Kurtaj, 22 vjeç, në Vorë, gjatë marrjes së paketës. U identifikua dhe porositësi Z.M., për të cilin vazhdon puna intensive. Materialet iu referuan Prokurorisë.
Posted inKryesore


